Messi shpallet lojtari i viti në La Liga

sh-messiLionel Messi përsëri ka mposhtur Kristiano Ronaldon, pasi mbrëmë ishte fitues i dy çmimeve në evenimentin gala të La Ligës për edicionin 2014/15. Messi u zgjodh më i mirë se Ronaldo në dy kategori edhe atë si sulmuesi dhe lojtari më i mirë i vitit në Ligën spanjolle, përderisa Ronaldos ju dha çmimi si futbollisti më i mirë sipas tifozëve.

“E vërteta është se jam shumë i lumtur dhe mirënjohës për këtë çmim. Mendoj se pas sukseseve që arritëm sezonin e kaluar ne i merituam këto çmime”, u shpreh Messi.

Gjithsesi Barcelona ishte skuadra që dominoi në këtë mbrëmje, duke fituar 5 çmime kundrejt rivalëve të tyre Real Madridi që fituan vetëm 3. Klaudio Bravo fitoi çmimin e portierit më të mirë, përderisa Luis Enrike u zgjodh trajneri më i mirë I vitit në La Liga, ndërsa braziliani Neymar fitoi çmimin si lojtari më i mirë amerikano-latin. Nga radhët e Realit të Madridit Sergio Ramos u shpall mbrojtësi më i mirë, ndërsa trofeu i mesfushorit më të mirë ju dha James Rodrigezit. /SHENJA/

Shekulli Agency