Bastoret favorizojnë Real Madridin në El Clasico kundër Barcelonës

RealMadrid-BarcelonaKëtë të shtunë do të zhvillohet ndeshja më e madhe në planet, ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës në Santiago Bernabeu.

Si çdo herë tjetër edhe kësaj radhe bastoret kanë favoritin e tyre dhe me diferencë të vogël është skuadra vendëse Real Madridi.

Reali për fitore kotohet me 2.5 nga Bet365, ndërsa Barcelona me 2.75. barazimi në mes të këtyre dy skuadrave është 3.6.

Edhe Bwin favorizon Realin me 2.5, ndërsa fitorja e Barcelonës vlerësohet me 2.7 dhe barazimi me 3.6.

Pavarësisht kësaj, përballjet e fundit në mes të këtyre dy skuadrave kanë qenë të paparashikueshme dhe të shtunën mund të ndodhë gjithçka.

Shekulli Agency