Mavraj kthehet sërish në fushë pas dëmtimit

mavrajLajm fantastik për Kombëtaren Shqiptare të futbollit.

Pas 6 muajsh mungesë Mërgim Mavraj ka zbritur sërish në fushë teksa është aktivizuar për 90 minuta në takimin mes skuadrës së dytë të Kolnit dhe Erndtebruck sfidë kjo e vlefshme për kategorinë e 4-t gjermane.

Mesa duket mbrojtësi shqiptar tashmë e ka hedhur pas krahëve dëmtimin që e mbajti jashtë fushave të futbollit për një kohë të gjatë.

Mavraj në sfidën e fituar me shifrat 2-1 nga skuadra e dytë e Kolnit la një impresion shumë të mirë. Shumë shpejt 29-vjecari pritet të përfshihet në ndeshjet e skuadrës së parë nga trajneri i Kolnit Peter Stoger.

Shekulli Agency