Mediet franceze shkruajnë për kualifikimin e Shqipërisë

111-kombetaria-shqipri356Gazeta e rëndësishme e botës sportive francezja “L’Equipe” e hapi faqen e saj kryesore me titullin e thjeshtë, por plot përmbajtje “Shqipëria, premierë”!

Francezët do të kenë shansin ta shijojnë një skuadër të një vendi të vogël që luan për herë të parë të një veprimtari madhore ndërkombëtarë, Kupë Bote apo Kampionat Europian.

“Pas fitores 3-0 në Armeni, Shqipëria është e kualifikuar drejtpërdrejt për në Euro”-shkruan gazeta.

“Shqiptarët kishin nevojë për një fitore në Armeni për t’u kualifikuar direkt për Euro dhe ata e moërn atë 3-0. Shqiptarët do të marrin pjesë në qershor në finale për herë të parë në historinë e tyre”-vijon “L’Equpie”.

“Ka një premierë të madhe: Dhe, kjo është Shqipëria. Komenton gazeta franceze

Shekulli Agency