La Liga/ Sot ora 20:30 Atl Madrid – Real Madrid

ronaldo-333-6788Në Madrid luhet derbi. Atletiko e Madridit do të tentojë edhe një herë tjetër stërkëmbëshin ndaj rivalëve të Realit që nuk kanë fituar ndaj Los Colchoneros në kampionat që nga sezoni 2012-2013. Për Los Blancos do të jetë një shans i artë për të kaluar Barcelonën që u mposht në Sanchez Pizjuan nga Sevilla, duke hedhur kështu pas edhe barazimin pa gola në fundjavën e shkuar me Malagan.

Ronaldo vjen me një marsh më shumë pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Realin të mërkurën kur shënoi dy herë ndaj Malmoe duke arritur kuotën e 324 finalizimeve me fanellën e bardhë. Benitez ka rikuperuar për sfidën dy lojtarë të rëndësishëm si Bale dhe Ramos, ndërsa për Diego Simeonen problem në këtë sezon ka qenë mungesa e golave me Atletikon që shënon me pikatore dhe me Griezman e Torrës në sulm skuadra e tij te motivimi i derbit kërkon të rikthehet te suksesi pas humbjeve me Benfikën në Champions dhe Villarealin në kampionat.

Shekulli Agency