Arbitër shqiptar për ndeshjen mes Beshiktash-Slovan Bratislava

Ndeshjen mes Beshiktash dhe Slovan Bratislav që do të luhet më 28 nëntor të enjten, në kuadër të UEFA Ligës së Evropës, do ta drejtojë arbitri shqiptar Enea Jorgji.

Sipas informacionit në ueb faqen e UEFA-s, ndihmësit e Jorgjit do të jenë Ridiger Çokaj dhe Rejdi Avdo.

Ndeshja e pestë në grupin K do të luhet në ora 18.55 në stadiumin Vodafone Park.

Shekulli Agency