Trajneri i Interit Conte pranon letër kërcënuese me plumb brenda

Drejtorit të klubit italian të futbollit Inter, Antonio Conte, i është dërguar një letër brenda së cilës është vendosur një plumb.

Sipas gazetës italiane Corriere della Sera, Conte së fundmi ka pranuar një letër të mbushur me kërcënime dhe brenda saj gjendej edhe një plumb.

Policia e Italisë ka shtuar patrullimet në vendbanimin e Contes në Milano dhe në objektet e klubit.

Siç raportohet, letra, për të cilën prokuroria në Milano ka ngritur hetim, është dërguar më 14 nëntor. Po ashtu u raportua të jetë vlerësuar se letra është dërguar nga një person me probleme mendore.

Shekulli Agency