Kloop: Mos u merrni me çmimin, mendoni për cilësitë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, u bëri thirrje tifozëve të mos mendojnë për 75 milionë paund (rreth 85 milionë euro), sa i janë dhënë Southampton-it për Virgil van Dijk (26), por të mendojnë për cilësitë e tij dhe atë çfarë mund t’i sjellë ekipit.

Van Dijk më 1 janar të vitit të ardhshëm edhe zyrtarisht do të bëhet lojtar i Liverpoolit, ndërsa Kloop është i bindur se holandezi do t’i sjellë shumë të mira klubit.

“Ai do na sjellë cilësi. Prandaj e morëm sepse tërhoqi interesimin tonë. Ne nuk i përcaktojmë çmimet, këtë e bën tregu. Tifozët e Liverpoolit duhet të harrojnë çmimin. Ne po flasim për një lojtar dhe atë se çfarë mund të na sjellë ai, cilësi, mentalitet pozitv, karakter dhe prandaj seriozisht jemi të lumtur për ardhjen e tij”, tha Klopp për mediat britanike.

Van Dijk karrierën e filloi në Groningen, nga ku në vitin 2013 kaloi në klubin skocez Celtic. Dy vite më pas erdhi në Southampton, ku arriti reputacionin e një nga qendër-mbrojtësit më të mirë në Premier Ligë. Për “të shenjtit” luajti 80 ndeshje me shtatë gola të shënuara, kurse për kombëtaren e Holandës ka luajtur 16 ndeshje.

Shekulli Agency