KAPITENI I BAJERNIT TË MYNIHUT TËRHIQET NGA FUTBOLLI

Kapiteni shumëvjeçar i Bayernit të Mynihut dhe përfaqësueses së Gjermnaisë, Philipp Lahm (33), në fund të këtij sezoni do të tërhiqet nga futbolli, raporton (AA).

Lahm vendimin e tij e shpalosi mbrëmë vonë pasi Bayerni në Kupën e Gjermanisë mposhti Wolfsburg-un me 1:0 dhe u kualifikua në çerekfinale.

“Mund të vazhdojë me rolin e liderit, do të jap më të mirën nga vetja çdo ditë, në çdo stërvitje deri në fund të sezonit. Mund të mbajë këtë nivel në këtë sezon, por jo edhe pas tij”, tha Lahm për mediat gjermane.

Kjo do të thotë se futbollisti në fjalë, i cili gjatë karrierës ka luajtur në disa pozicione, nuk do të luaj deri në fund të kontratës së tij me kampionin aktual gjerman.

“Kam menduar për këtë vendim tashmë një periudhë të gjatë. Doemos duhet ta testoni veten çdo herë. Pysni veten se si, çdo ditë, nga java në javë në stërvitje dhe në fushë si dhe çfarë ndjenje keni”, tha Lahm.

Lahm është prodhim i shkollës së futbollit të Bayernit, ndërsa për ekipin e parë deputoi në vitin 2002.

Që atëherë për gjigandin bavarez luajti 501 ndeshje dhe shënoi 16 gola. Ka fituar shtatë tituj të kampionit të Gjermanisë, gjashtë Kupa, tre superkupa dhe një Liga kupë.

Në skenën ndërkombëtare një herë ka fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe FIFA kampionatin botëror të klubeve. Si kapiten ka kryesuar përfaqësuesen e Gjermanisë deri te titulli i kampionit botëror në vitin 2014 në Brazil, ndërsa në fanellën e ekipit kombëtar shënoi 113 ndeshje dhe shënoi pesë gola.

Shekulli Agency