Klubi kinez ofertë prej 300 milionë eurosh Ronaldos

Menaxheri portugez me famë botërore Jorge Mendes ka thënë se kanë refuzuar ofertën e klubit kinez prej 300 milionë eurosh për shërbimet e yllit të Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo.

Duke folur për përfaqësuesit e mediave në Dubai, menaxheri i Ronaldos, Mendes ka theksuar se futbollistit të tij i ka ardhur një ofertë astronomike.

“Një klub kinez, emrin e të cilit nuk mund ta them, i ofroi Realit të Madridit 300 milionë euro për shërbimet e Ronaldos. Ndërkaq, Ronaldos i ofruan shumë vjetore prej mbi 100 milionë eurosh, së bashku me bonuset”, është shprehur Mendes.

Ai tha se e kanë refuzuar ofertën pa menduar fare. “Paraja nuk është gjithçka. Real Madridi është jeta e Ronaldos. Cristiano është i lumtur këtu dhe është e pamundur të shkojë në Kinë”, tha Mendes.

Sipas tij, Kina është shndërruar në një industri që është në rritje në futboll, duke vlerësuar më tej se “Kina hyri në treg shumë shpejt. Mund të marrin shumë lojtarë, megjithatë, Ronaldo nuk bën pjesë në mesin e tyre”.

Së fundmi, klubi kinez Shanghai Shenhua siguroi shërbimet e 32-vjeçarit argjentinas Carlos Tevez, duke i ofruar atij pagë prej 84 milionë dollarësh për dy stinorë. Në këtë mënyrë, Tevez u bë futbollisti me pagën më të lartë i të gjitha kohërave.

Shekulli Agency