Neymar pëson aksident me automjetin e tij

neymar-7446Futbollisti i Barcelonës, Neymar, ka pësuar një aksident rrugor me veturën e tij rrugës për në aeroportin e qytetit nga ku është dashur të fluturojë me ekipin e tij në San Sebastian.

Sipas mediave spanjolle, Neymar ka humbur kontrollin mbi Ferrarin 458 Spider dhe se është përplasur me një automjet tjetër i cili ka qenë duke lëvizur në drejtim të kundërt.

Edhe pse pësoi lëndime të lehta, Neymar sonte pritet të dalë në fushën e blertë ku Barcelonën e pret një përballje me Real Sociedadin në raundin e 13-të të ligës Primera.

Shekulli Agency