Turqia shënoi fitore me rezultatin 2-0 ndaj Kosovës në ndeshjen e cila u zhvillua në kuadër të kualifikimeve evropiane për Botërorin 2018.
Me këtë rezultat Turqia regjistroi fitoren e parë në grup dhe arriti në 5 pikë, ndërsa Kosova mbeti në 1 pikë.
Në minutën e 51-të golashënuesi i Turqisë Burak Yilmaz shënoi golin e parë ndërsa në minutën e 55-të Volkan Şen shënoi golin e dytë.
Në minutën e 61-të Kosova me Rrahman-in ishte shumë afër golit por portieri i Turqisë Volkan Babacan e kontrolloi topin.
Në minutat tjera nuk kishte ndonjë rast të mirë dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0. Me këtë fitore Turqia arriti të korrë fitoren e parë në këtë grup.