Xhiroja e katërt e ndeshjeve të kualifikimeve evropiane për Botërorin 2018 në Rusi, nesër do të përfundojë me përballjet të cilat do të zhvillohen në 3 grupe.
Nesër do të zhvillohen 8 ndeshje në grupet A, B dhe H të vlefshme për Botërorin 2018.
Ndeshja më e rëndësishme në grupin H do të jetë ajo mes Greqisë cila është në vendin e dytë me 9 pikë dhe Bosnjë e Hercegovinës në vendin e tretë me 6 pikë. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Karaiskakis” në Athinë.
Ndërsa një tjetër ndeshje e rëndësishme do të zhvillohet në grupin B mes Zvicrës e cila vazhdon rrugëtimin e saj pa humbje në stadiumin “Swissporaraena” në Lucern me Ishujt Faroe e cila gjendet në vendin e tretë me 4 pikë.
Programi i ndeshjeve të cilat do të luhen nesër:
Grupi A :
18:00 Bullgari – Bjellorusi
18:00 Luksemburg – Holandë
Grupi B:
18:00 Hungari – Andorrë
18:00 Zvicër – Ishujt Faroe
20:45 Portugali – Letoni
Grupi H:
18:00 Qiproja Greke – Gjibraltar
20:45 Greqi – Bosnjë e Hercegovinë
20:45 Belgjikë – Estoni