Barcelona uron Turqinë për festën e Republikës

Video është publikuar nga Barcelona dhe futbollisti turk i kësaj skuadre, Arda Turan, në rrjetin social Twitter

kot-bar-6544Klubi spanjoll i futbollit, Barcelona, përmes një videoje të veçantë, ka uruar Turqinë për 29 tetorin, festën e Republikës.

Video është publikuar nga Barcelona dhe futbollisti turk i kësaj skuadre, Arda Turan, në rrjetin social Twitter. Me rastin e 93 vjetorit të themelimit të Republikës, futbollistë si Arda Turan, Denis Suarez, Andre Gomes, Aleix Vidal dhe Rafinha uruan në gjuhën turke.

Video fillon me një fjali të Arda Turan ku thotë, “Përshëndetje. Erdhi dita e pritur. Përsëritni fjalët që ju kam mësuar.” Ndërkohë më pas Deniz Suarez thotë “Në emër të gjithë tifozëve të Barcelonës në të gjithë botën”, Andre Gomes “Urime Turqi”, Aleix Vidal, “Festoni sa më mirë festën e Republikës”, ndërsa Rafinha thotë: “Si tu duk Arda? E thamë në rregull?”

Në fund të videos Arda Turan i thotë shokëve të tij të rreshtuar me flamurin turk “Ju lumtë çuna. Ashtu sikurse doja. Gëzuar festën e Republikës Turqi.”

Shekulli Agency