Mourinho: Pogba mund të jetë një mbrojtës fenomenal

pogba-87888Manchester junajted vendosi një rekord të ri me blerjen e ish yllit të Juventus gjatë merkatos së verës por, duket sikur është pikërisht kjo blerje që do të kthehet në një “mollë sherri” midis tifozëve të “Djajve të Kuq” dhe trajnerit të tyre. Shumë prej tifozëve dëshirojnë që pogba të luaj më i avancuar, ndërkohë Mourinho në një intervistë për “Sky Sport” ka thënë krejt të kundërtën.

“Mendoj se me cilësinë e pasave të tij, lojën e tij të shkëlqyer në ajer dhe me një trup aq të madh, Pogba do të ishte një mbrojtës fenomenal”, u shpreh tekniku portugez.

Tifozët e Junajted e kanë shprehur shpesh pakënaqësitë e tyre përkundrejt Mourinho dhe performanca e tij në drejtimin e “Red Davils” gjatë këtij sezoni nuk u ka pëlqyer, gjë që ka sjellë edhe disa kërkesa nga grupe tifozësh për shkarkimin e portugezit.

Shekulli Agency