Dolën në shitje biletat për ndeshjen Turqi-Kosovë

Dolën në shitje biletat për ndeshjen Turqi-Kosovë e cila do të zhvillohet më 12 nëntor në qytetin Antalia të Turqisë

fla-kos-7655Dolën në shitje biletat për ndeshjen Turqi-Kosovë e cila do të zhvillohet më 12 nëntor në qytetin Antalia të Turqisë, në kuadër të xhiros së katërt në Grupin I të eliminatorëve për Kupën e Botës 2018.

Sipas njoftimit në faqen e internetit të Federatës së Futbollit të Turqisë, biletat e ndeshjes mes Turqisë dhe Kosovës e cila do të luhet më 12 nëntor të shtunën në stadiumin Antalya, do të mund të blihen nga faqja e internetit “bilet.tff.org”, ku prioritet do të kenë ata të cilët janë anëtarë të klubit të tifozëve të kombëtares së Turqisë.

Ndërsa shitja e përgjithshme e biletave të ndeshjes Turqi-Kosovë do të fillojë nesër në ora 09.00.

Çmimet e biletave të ndeshjes do të jenë sipas kategorisë edhe atë: Kategoria e parë 50 Lira (14.7 euro), Kategoria e dytë 30 Lira (8.8 euro) dhe Kategoria e tretë 15 Lira (4.4 euro).

Shekulli Agency