De Biasi zbardh listën e lojtarëve për dy ndeshjet e radhës

de-biasi-16477543Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, Gianni De Biasi, në një konferencë për mediat në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka prezantuar sot listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës, atë me Spanjën dhe Lihtenshtejnin.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të listës për ndeshjen e Shqipërisë me Lihtenshtejnin

dhe atë të me Spanjën të vlefshme për eliminatorët e Botërorit “Rusi 2018”, De Biazi ka thënë se këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme.

Duke theksuar se duhet të bëjnë shumë kujdes për të dyja këto ndeshje tekniku italian është shprehur: “Ndeshja më e vështirë për ne është ajo ndaj Lihtenshtejnit. Është një kundërshtar që duhet trajtuar me shumë kujdes pasi di të mbrohet mirë. Duhet përqendrim si në 30 minutat e para me Maqedoninë.”

Në vijim të fjalës së tij De Biasi nuk ka preferuar të flasë me detaje për ndeshjen me Spanjën duke thënë se është fokusuar tek ndeshja e parë me Lihtenshtejnin. Ndërkohë ai ka vënë në dukje duke i’u referuar listës ku pikasin disa emra të rinj se është koha që të aktivizohen edhe emra të rinj për një të ardhme më të mirë të kombëtares.

Ndeshja Lihtenshtejni-Shqipëri do të luhet më 6 tetor 2016, ndërsa ajo Shqipëri-Spanjë më 9 tetor në stadiumin ”Loro Boriçi” në qytetin verior të Shqipërisë, Shkodër.

Lista e futbollistëve që De Biasi, do të grumbullojë për këto dy ndeshje është si më poshtë:

Shekulli Agency