Historike, Bolt fiton medaljen e artë të tretë olimpike në 100 metra

usain-boltXhamajkiani Usain Bolt ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro në garën prej 100 metrave.

Gara është mbajtur në stadiumin olimpik në Rio. Bolt me kohën prej 9.81 sekondave ishte më i shpejti.

Për të kjo është medalja e tretë olimpike e arit në garën prej njëqind metrave, për shkak të cilës ai shkroi historinë dhe u bë sportisti i parë të cilit i jepet kjo medalje në këtë garë.

Justin Gatlin fitoi medalje argjendi me kohën prej 9.89 sekondave, kanadezi Andre de Grasse, i cili garën e përfundoi me kohë prej 9.91 sekondave, fitoi medaljen e bronztë.

Shekulli Agency