Sot Shqipëria përballë Francës në sfidën e dytë në Euro 2016

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të përballet me kombëtaren e Francës, vendit organizator të Euro 2016, në “Stade Velodrome”, duke filluar në orën 21:00

kombetarjaSot Shqipëria do të ketë përballjen e dytë në Kampionatin Europian të Futbollit në kuadër të ndeshjeve në grupin A.

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të përballet me kombëtaren e Francës, vendit organizator të Euro 2016, në “Stade Velodrome”, ndeshje e cila do të fillojë në orën 21:00.

Ndërkohë trajneri i ekipi shqiptar, Gianni De Biasi, gjatë ditës së djeshme në një konferencë për mediat u shpreh se rezultati nuk mund të arrihet pa dhënë maksimumin. Sipas tij ekipi që ai drejton do të perpiqet të tregojë vlerat më të mira.

Ndeshjen e parë në Euro 2016 përballë Zvicrës e zhvilluar më 11 qershor, Kombëtarja e Shqipërisë e humbi, ndërsa kjo ndeshje përfundoi me rezultatin 0:1. Ndeshja e radhës e Kombëtares Shqiptare të Futbollit është më 19 qershor kundër Rumanisë.

Shekulli Agency