Atletico fiton duelin e parë me Bayern

bayern-460x230Atletiko e Madridit hodhi hapin e parë drejt finales së Milanos pasi mundi 1-0 Bajernin e Mynihut, në ndeshjen e parë gjysëmfinale mes tyre në Champions League. Në sfidën e luajtur në “Vincente Calderon” ekipi i Simeones triumfoi 1-0 falë një goli të Saul në minutën e 11-të që mposhti Neuer me një goditje të bukur në hyrje të zonës.

Atletico që në shtëpi është një kështjellë arriti të ruajë rezultatin deri në fund, pavarësisht se Bajerni në krahun tjetër u përpoq jo pak, sidomos në pjesën e dytë për të arritur te goli i barazimit. Madje Alaba me një goditje fantastike në minutën e 55-të goditi dhe traversën ndërsa dhe Vidal provoi gjithashtu nga distanca (74) por gjeti gati Oblak.

Rezultati mund të kishte qenë dhe më i thellë në favor të Atleticos nëse “El Nino” Torres nuk do të kishte goditur shtyllën në 75-tën, pasi kishte dribluar me mjaft mjeshtëri dhe Alaban. Pavarësisht se në fund Bajerni mbajti topin 70 përqind kundrejt 30 të Atleticos, los colchoneros arritën të fitonin duke u nisur të favorizuar për ndeshjen e kthimit në “Allianz Arena” falë dhe faktit që nuk kanë pësuar gol në sfidën shtëpiake.

Shekulli Agency