Operacion i gjerë antiterror në Turqi, 251 të arrestuar

11778057_1460834094239177_936131552_n

Në një operacion të gjërë policorë në 13 qytete dhe i koordinuar nga Qendra e Koordinimit të Kryeministrisë së Turqisë janë arrestuar 251 persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me organizatat terroriste si DAESH dhe PKK.

 

Në një operacion të gjërë policorë në 13 qytete dhe i koordinuar nga Qendra e Koordinimit të Kryeministrisë së Turqisë janë arrestuar 251 persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me organizatat terroriste si DAESH dhe PKK.

Në një deklaratë për mediat nga Qendra e Koordinimit të Kryeministrisë thuhet se në mbledhjen e djeshme të Sigurisë të kryesuar nga Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoğlu janë diskutuar masat e marra deri më tani ndaj aktiviteteve të organizatës terroriste të DAESH në Turqi si dhe hapat që do të ndërmerren më tej ndaj kësaj organizate.

Në deklaratë vihet në dukje sulmi i organizatës terroriste të DAESH në Suruç të Turqisë ku humbën jetën 32 persona si dhe aktivitetet terroriste të PKK si dhe organizatave të tjera marzhinale të majta.

“Në bazë të direktivave të organizatave terroriste në shumë qytete të Turqisë janë organizuar aktivitete për prishjen e qetësisë publike si dhe janë organizuar sulme terroriste ndaj policisë së shtetit”. thuhet ndër të tjera në deklaratën e Qednrës së Koordinimit dhë më pas citohet se në bazë të këtyre vlersimeve policia e shtetit ka ndërmarrë një operacion të gjërë në 13 qytete të vendit ku me anë të të cilit synon asgjesimin e celulave brenda vendit të cilat prishin qetësinë publike të qytetarëve të Turqisë.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se policia ka ndërmarrë një operacion në 13 qytete dhe nga ky operacion deri më tani janë arrestuar 251 persona të dyshuar si pjesë e organizatave terroriste. Në deklaratë vihet në dukje qendrimi kundër i Republikës së Turqisë kundër çdo organizate terroriste si dhe vendosmëria e këtij vendi në luftën e pakursyer kundër këtyre organizatave.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.