Fillimi Shk/TekSulmohet llogaria e drejtorit ekzekutiv të Twitter-it

Sulmohet llogaria e drejtorit ekzekutiv të Twitter-it

nga Shekulli Agency

Llogaria zyrtare e Jack Dorsey, bashkëthemeluesit dhe drejtorit ekzekutiv të Twitter-it, është hakuar për një kohë të shkurtër nga hakerët të premten.

Hakerët postuan mesazhe raciste dhe fyese për rreth 15 minuta nga llogaria që ka më shumë se 4 milionë ndjekës.”Numri i telefonit i lidhur me llogarinë ishte i komprometuar për shkak të mbikëqyrjes së sigurisë nga ofruesi i celularit”, shkroi në Twitter, Brandon Borrman, zëvendës president i Komunikimeve Globale në Twitter.

“Kjo i lejoi një personi të paautorizuar të hartojë dhe të dërgojë twitte përmes mesazheve nga numri i telefonit. Kjo çështje është zgjidhur tani”, tha ai.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies