Shitjet e produkteve të teknologjisë së lartë të BE-së shënuan rënie në vitin 2020

Bashkimi Evropian regjistroi një rënie prej 7 për qind në shitjet e produkteve të teknologjisë së lartë në vitin 2020 për të arritur në 311 miliardë euro, njoftoi departamenti statistikor i bllokut, transmeton Anadolu Agency.

Pavarësisht nga kjo rënie, shitja e prodhimeve të këtyre produkteve ishte në rritje që nga viti 2010, me një mesatare vjetore prej 2,9 për qind, sipas Eurostatit.

Ndër produktet e teknologjisë së lartë të shitura nga vendet e BE-së në vitin 2020, sektori i farmacisë përbën pjesën kryesore me 97 miliardë euro.

“Midis viteve 2010 dhe 2020, farmacia regjistroi normën mesatare më të lartë të rritjes vjetore për prodhimin e produkteve të teknologjisë së lartë (+11,7 për qind)”, thekson raporti i Eurostatit.

Telekomunikacioni elektronik, instrumentet shkencore, aviacioni, kompjuterët dhe makinat e zyrës, kimia, makineritë joelektrike, makineritë elektrike dhe armatimi radhiten pas sektorit të farmacisë.

“Në anën tjetër, prodhimi i produkteve të teknologjisë së lartë shënoi rënie në kimi (-0,6 për qind), kompjuterë dhe makina zyre (-0,7 për qind), elektronikë-telekomunikacion (-1,3 për qind) dhe makineri joelektrike (-3,1 për qind)”, shtohet më tej.

Shekulli Agency