Rusia e interesuar për avionin luftarak turk TF-X

Kryetari i Shërbimit për Bashkëpunim Ushtarak dhe Teknik të Rusisë, Dimitru Shugayev, tha se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë mbështetje në prodhimin e avionit luftarak turk të gjeneratës së pestë, TF-X.

“Turqisë mund t’i sigurojmë motorë të avionëve dhe pajisje luftarake elektronike”, tha Shugayev duke folur para gazetarëve në kuadër të Panairit të Aviacionit dhe Hapësirës MAKS-2019 në Moskë. 

“Këtë çështje jemi të gatshëm ta diskutojmë në nivel të bashkëpunimit midis industrive”, tha Shugayev lidhur me projektin e avionit TF-X të gjeneratës së pestë.

Shugayev theksoi se liderët e dy vendeve tashmë kanë shprehur dëshirat e tyre për rritjen e bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Ai tha se Rusia dhe Turqia kanë zhvilluar takime edhe lidhur me avionët rusë Su-35 dhe Su-57.

“Ankaraja ka treguar interesim të madh për këto avionë. Megjithatë, është herët të flitet për marrëveshje. Nuk është parashtruar kërkesë zyrtare. Këto çështje do t’i diskutojmë me homologun tim turk, kryetarin e Industrisë së Mbrojtjes, Ismail Demir”, deklaroi Shugayev.

Shekulli Agency