
Departamenti i Industrisë Mbrojtjes ka bërë një deklaratë lidhur me raketën “Bozdogan”, që është zhvilluar me mundësi vendore.
Tani janë të numëruara ditët që kanë mbetur nga fillimi i prodhimit të seri të kësaj rakete ajër-ajër vendore dhe kombëtare, blerja e të ngjashmeve i ka kushtuar vendit me miliona dollarë. Raketa do të jetë e integrueshme në avionët luftarakë. Raketa ajër-ajër ka goditur në shenjë në qitjet e para të telekomanduara që janë kryer nga shtrati i lëshimit, njofton Departamenti i Industrisë turke të Mbrojtjes.
Kjo raketë do të montohet në Avionin Luftarak Kombëtar dhe në gjuajtësit reaktivë F-16.
“Bozdogan” ka një testatë kërkuese infrared dhe në vitin 2020 ajo do të hyjë në inventarin e ushtrisë turke.
Falë kësaj arritjeje Turqia është renditur në mesin e 9 vendeve që janë në gjendje të prodhojnë raketa të tilla ajër-ajër.
trt-shqip