Fillimi Shk/TekPas BMW-së e Mercedesit, gjurmë turke edhe tek Jaguari

Pas BMW-së e Mercedesit, gjurmë turke edhe tek Jaguari

nga Shekulli Agency

Falë kapacitetit të tij në gjendje të furnizojë prodhimin e 3 milionë makinave, sektori turk i industrisë ndihmëse të automobilistikës është duke joshur edhe gjigandët e makinave luksoze.

111-Range-RKlienti i fundit i industrisë ndihmëse turke, që plotëson gjithashtu nevojat e markave botërore si BMW dhe Mercedes, është kompania britanike, “Jaguar-Land Rover”.
Autoritete të kolosit shumëkombësh me seli në Angli, “Jaguar-Land Rover”, do të kryejnë bisedime me 24 firma turke të industrisë ndihmëse të automobilistikës, prej të cilave do të kërkojnë prodhimin e disa pjesëve të makinave, ku ia vlen të përmenden akumulatorët, izolatorët e brendshëm të serbatorëve, sediljet, tubat e motorit, injektorët dhe pjesë të tjera elektromekanike.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies