Fillimi Shk/TekMinistri i Hungarisë: Ndërtimin e rrjetit 5G në Hungari do ta ndihmojë kompania Huawei

Ministri i Hungarisë: Ndërtimin e rrjetit 5G në Hungari do ta ndihmojë kompania Huawei

nga Shekulli Agency

Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, është shprehur se kompania kineze Huawei do të marrë pjesë në ndërtimin e gjeneratës së re të rrjetit pa tel 5G në vendin e tij.

Szijjarto të martën në Shanghai theksoi se Huawei në këtë projekt do të marrë pjesë me Vodafon-in britanik dhe Deutsche Telekom-in gjerman. Ai shtoi se Hungaria nuk bën diskriminim mbi kompanitë në bazë të asaj se prej cilit vend janë, derisa respektojnë rregullat dhe ligjet hungareze.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përpjekur të bindin aleatët për të shmangur kompaninë Huawei, të cilën e konsideron rrezik sigurie. Ishte një çështje kyçe gjatë një takimi të muajit shkurt në Budapest midis Szijjarto dhe sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo.

Në muajin prill, Szijjarto tha se bashkëpunimi i mirë i Hungarisë me Huawei, i cili ka një nga qendrat më të mëdha evropiane në Hungari, është interesi i saj ekonomik dhe strategjik.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies