Fillimi Shk/TekKina lançon satelit në hapësirë që do të transferojë të dhëna prej 10 GB për sekondë

Kina lançon satelit në hapësirë që do të transferojë të dhëna prej 10 GB për sekondë

nga Shekulli Agency

Kina lançoi një satelit të komunikimit broadband në hapësirë që do të transferojë të dhëna prej 10 gigabajt (GB) për sekondë.

Sipas lajmit të Televizionit Qendror të Kinës (CCTV), sateliti në fjalë është lançuar në orbitë nga Qendra e Lançimit të Sateliteve Jiuquan në juglindje të vendit me anë të raketës Kuaizhou-1A.

Sateliti i prodhuar nga kompania hapësinore Galaxy Space, do të zhvillojë aktivitetet në orbitë të ulët dhe në sekond do të transferojë të dhëna prej 10 GB. Sateliti planifikohet të përdoret në vendet ku hasen vështirësi të komunikimit si oqeane, trena të shpejtë dhe avionë.

Satelitët e orbitës së ulët vendosen në orbita që janë në largësi prej 2.000 kilometra nga toka.

Kina e cila u përfshi në “garën hapësinore” pas SHBA-së dhe Rusisë, me anë të projekteve ambicioze si satelitë të perceptimit të largët, pozicionimit global, vëzhgimit, komunikimi broadband, ndërtimi i një stacioni të përhershëm hapësinor në orbitë, punime në Hënë, eksplorim në Mars dhe Jupiter synon që në vitin 2045 të jetë “lider i hapësirës”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies