Helikopteri turk ATAK i pajisur me sistem që detekton elemente miqësore dhe armiqësore

Helikopteri ushtarak Turk T129 ATAK është modernizuar me një sistem për identifikimin e elementëve miqësorë dhe armiqësorë (IFF) të zhvilluar nga gjiganti i industrisë turke të mbrojtjes Aselsan.

Transponderi Aselsan IFF Mod 5/S u integrua në helikopterin T129 ATAK dhe të gjitha testet u kryen me sukses.

Të gjithë helikopterët e kompanisë ATAK, nga tani e tutje do të kenë sistemin e integruar për njohjen e elementeve miqësore dhe armiqësore.

Transponderi tashmë përdoret në një numër helikopterësh, avionësh, dronësh dhe anijesh ndërsa ushtritë e NATO-s gjithashtu janë duke kaluar në IFF Mod 5/S.

IFF është një sistem identifikimi sigurie i bazuar në radar që zbulon dhe detekton dallimin midis elementeve miqësore dhe armiqësore.

Integrimi i transponderit IFF Mode 5/S në avionët F-16 Block 30-TM të Forcave Ajrore Turke filloi në fillim të vitit 2020.

Kompania turke Aselsan është dëshmuar me produkte të shumta të suksesshme në telekomunikacionin ushtarak dhe civil, sistemet e radarëve, luftën elektronike, mbrojtjen, armatimet, mbikëqyrjen komanduese dhe sistemet e navigimit.

Shekulli Agency