Fillimi Shk/TekBangladeshi lançon satelitin e parë në hapësirë

Bangladeshi lançon satelitin e parë në hapësirë

nga Shekulli Agency

Agjencia Space ​​X lançoi mbrëmë vonë satelitin e parë të Bangladeshit në orbitë.

Falcon 9, një raketë e avancuar e cila mund të bëjë fluturime kthyese, ngriti satelitin e komunikimit Bangabandh-1, të emëruar sipas themeluesit të vendit.

Ai u lançua nga Cape Canaveral të Floridas në SHBA. Përpjekja e mëparshme e lançimit të enjten dështoi.

Lançimi i cili u transmetua direkt, u mirëprit në Bangladesh, ndërsa ekspertët deklaruan se sateliti është një pikë kthese në sektorin e telekomunikacionit.

Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina në një paraqitje televizive sot ka thënë se “sateliti është një përparësi e madhe për teknologjinë tonë informatike, me çka paraqet hyrjen tonë në klubin satelitor botëror”.

“Do të doja të falënderoj Thales Alenya, fabrikën e satelitit në Francë, për ndërtimin e satelitit Bangabandhu-1, si dhe Space-X nga SHBA-të, e cila ishte përgjegjëse për lançimin e satelitit. Do të doja të falënderoj edhe Rusinë, e cila na ka mundësuar shfrytëzimin e slotit të tyre orbital”, ka thënë Hasina.

Sateliti do të menaxhohet nga Joydebpura në Gazipur, në afërsi të kryeqytetit të Bangladeshit, dhe nga një tjetër stacion tokësor Rangamati Betbunia, në juglindje, që do të shërbejë si një stacion alternativ.

(AA)

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies