Në eventin anti-islamik në Tasmani ishin paraqitur vetëm 9 persona, ndërsa në organizimin jo-qeveritare të atyre që mbrojnë Muslimanet kanë marrë pjesë 60 persona.
Australianët nuk iu përgjigjën thirrjeve raciste anti-islamike, të grupeve Partia e Lirisë, Riktheni Australinë dhe Fronti i Bashkuar Kombëtar të cilët organizojnë aktivite para xhamive në të gjithë vendin,
Thirrja e grupeve nuk ka marrë pergjigje në Australi. Në eventin e tyre në Tasmani merrnin pjesë vetëm 9 persona, ndërsa në organizimin nga organizatat jo-qeveritare që mbrojnë muslimanet kanë marrë pjesë 60 persona.
Në qytetin Bendigo, organizatat jo-qeveritare pas lajmit se do të ketë veprime anti-islamike, u bashkuan nën emrin Koalicioni i Veprimit Bendigo dhe organizuan një anti protestë. Në të u theksua se Australia është një vend multikulturor, i respektueshëm ndaj besimeve dhe se racistët nuk kanë vend në Australi.
Koalicioni i Veprimit Bendigo ne qendër të qytetit kishte ngritur një parrullë “Mirë se erdhët Musliman, jo racizmit” për çka u duartrokitë nga populli.
“Të gjithë njerëzit duhet ti jetojnë besimet e tyre” tha Jim Roberts, njëri prej anëtarëve të Koalicionit të Veprimit Bendigo, në një deklaratë për gazetarin e AA-së.
“Sot jemi mbledhur për ti shfaq opinionet e tona liberale në lidhje me multikulturalizmin. Turqit, Aborigjenët , Muslimanët, Krishterët, Ortodoksët, Hebrenjtë, të gjithë njerëzit në botë duhet ti jetojnë besimet e tyre” shtoi më tej .
Policia ndërmori masa për të parandaluar një kontakt të mundëshëm të organizatave kundërshtare në Bendigo, por kjo nuk parandaloi tensionet, për çka policia u detyrua të arestojë katër persona.