Politika franceze në Afrikën Perëndimore “e heshtur për të drejtat e njeriut”

Mes vizitës së kryeministrit francez dhe ministrit të forcave të armatosura tek ushtarët francezë në Çad, politika e Francës mori kritika të forta në një analizë të botuar në një media franceze.

Raporti i publikuar nga revista e pavarur hulumtuese Mediapart kritikoi vizitën e kryeministrit Jean Castex dhe ministrit Florence Parly, duke theksuar se qëllimi i vizitës ishte për t’i siguruar ushtarët francezë për mbështetjen e qeverisë, pavarësisht pikëpyetjeve në lidhje me rëndësinë e Operacionit Barkhane.

Operacioni Barkhane, i filluar në vitin 2014, është një operacion në vazhdim kundër-terrorist në rajonin Sahel të Afrikës. Selia e operacionit është në N’djamena, kryeqtyetin e Çadit.

Mbi 5 mijë ushtarë francezë janë vendosur nën Operacionin Barkhane që drejtohet nga Franca përkrah vendeve anëtare të iniciativës G5 Sahel (Burkina Faso, Mali, Mauritania, Nigeri dhe Çadi), për të luftuar kundër grupeve të armatosura terroriste në rajon, veçanërisht Al-Kaeda në Magrebi dhe DEASH në Saharanë e Madhe.

Të hënën e kaluar, presidenca franceze njoftoi se vizita e zyrtarëve francezë erdhi disa ditë pasi tre ushtarë francezë u vranë në lindje të Malit pasi automjeti i tyre i blinduar goditi një pajisje shpërthyese të improvizuar.

“Kjo nuk duhet të na bëjë të harrojmë një realitet tjetër të politikës franceze në Sahel dhe në përgjithësi në Afrikën Perëndimore frëngjisht-folëse: lëshimet e bëra për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në emër të luftës kundër terrorizmit”, tha media franceze Mediapart, duke komentuar vizitën e kryeministrit francez dhe ministrit të tij.

Mediapart kritikoi diplomacinë franceze në rajon, duke e quajtur atë “një diplomaci të bazuar në siguri dhe shqetësime ekonomike, e heshtur kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

“Përderisa denoncon shkeljet e të drejtave të njeriut në pjesë të tjera të botës, Franca në fakt është e heshtur ose e vetëkënaqur për atë që po ndodh në Afrikën Perëndimore, vendet e sferës së saj të ndikimit ku liritë publike abuzohen gjithnjë e më shumë dhe ku disa udhëheqës kanë anashkaluar kushtetutën për të kërkuar një mandat të ri”, raportoi Mediapart.

Siç citohet diplomati francez, Laurent Bigot, një ish-zv/drejtor i departamentit të Afrikës Perëndimore pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke folur për ministrin e Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian, i cili nën qeverinë e udhëhequr nga ish-presidenti Francois Hollande shërbeu si ministër i mbrojtjes i vendit, theksoi se “të drejtat e njeriut, kjo nuk i intereson atij”.

“Opinionet publike afrikane kanë filluar të thonë ‘Franca po flet për demokracinë, por përsëri mbështet qeveritë e korruptuara që shtrëngojnë zgjedhjet’. Mospërputhja e Francës demaskohet, askush nuk beson në fjalimin e saj, që shihet si dyfaqësi e pastër. Kjo ushqen ndjenjat anti-franceze të cilat po marrin përmasa të konsiderueshme në rajon”, tha Bigot.

Shekulli Agency