Hapet në ajër dera e avionit të linjës Tiranë-Athinë

avio-54677Dera e avionit të linjës Tiranë-Athinë është hapur pak minuta pasi avioni ishte ngritur në ajër duke u shndërruar në një tmerr për udhëtarët që ishin nisur nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt Athinës. Një qytetare që ndodhej brenda në avion ka kontaktuar me redaksinë e Newsbomb.al, duke treguar momentin e frikshëm që ata kanë përjetuar.

“U nisëm nga Rinasi me linjën ‘Olympic’ dhe pas 15 minutash kur ishim ngritur nga toka na lajmëruan se do të ktheheshim pas. Kishte probleme me derën, na thanë se është hapur gjatë kohës që ishim në ajër. Sigurisht që u trembëm”, deklaroi qytetarja. Avioni ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit, ndërsa qytetarët sqarojnë se askush nga kompania nuk i ka kontaktuar, por vazhdojnë të mbeten në pritje brenda ambienteve të terminalit. Avioni qenë i mbushur me pasagjerë dhe askush nuk ka pasur probleme nga ky incident.

Shekulli Agency