E mbyta nënën se bënte zhurmë

arditi-150x150Djali që dje mbyti nënën me duar ka deklaruar në polici se e kishte vrarë për shkak se ajo bënte zhurmë.

E moshuara është gjetur e vdekur mëngjesin e djeshëm në banesën e saj në lagjen “Çlirimi”, në Elbasan.

Viktima është 67-vjeçarja Hedije Zenel Hoxha dhe në pranga ra djali i saj, 30-vjeçari Ardit Zenelhoxha, i cili dyshohet se ka mbytur me duar nënën e tij.

Pas vdekjes së të atit, 30-vjeçari jetonte vetëm me nënën e tij të njëjtën banesë, në katin e dytë të apartamentit që shihni në fotografi, në zonën e njohur edhe si “Sporti i Vjetër”.

Gjatë momentit kur kanë mëysrë në banesë forcat e policisë, aty gjendej vetëm 30-vjeçari dhe trupi i viktimës. Ardit Zenelhoxha është shoqëruar në polici për të dëshmuar rreth ngjarjes, ku ka thënë se e vrau për shkak se bënte zhurmë.

Shekulli Agency