Cila është e vërteta e konfliktit të Kumanovës?

-policia-maqedoniKonflikti i armatosur i 9 dhe 10 majit në Kumanovë vazhdon të mbetet një mister i përgjakshëm për shqiptarët jo vetëm në Maqedoni por edhe në Kosovë.

Gjatë këtij konflikti, por edhe pas përfundimit të tij, në opinion dhe në media u dhane interpretime të ndryshme për prapavijën e këtij konflikti, për udhëheqësit dhe luftëtarët që morën pjesë në këtë konflit dhe për pasojat e luftimeve në “Lagjjen e Trimave”, në Kumanovë.

Në të gjitha këto reagime, më të viktimizuar u trajtuan ata që u vranë dhe ata që u arrestuan nga policia maqedonase. Të vrarët u varrosën dhe pothuaja u harruan ndërkaq të arrestuarit po vazhdojnë të mbahen prapa hekurave të burgjeve në Maqedoni duke u trajtuar me metoda mizore, ndërsa Prokuria e shtetit në Maqedoni ka ngritur tashmë aktakuzë për terrorizëm ndaj 19 të arrestuarve.
Cila është e vërteta e luftimeve në Kumanovë, rrëfim ekskluziv i Komandant Malishevës, Muhamet Krasniqi

Muhamet (Andi) Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva, ka marrë pjesë në të gjitha luftimet në uniformë të UÇK-së. 14 vjet më parë ai ka luftuar edhe në Maqedoni. Kur u arrit Marrëveshja e Ohrit hoqi uniformën e UÇK-së dhe i është kthyer familjes, punës, biznesit.

Por ai dhe bashkëluftëtarët e tjerë të UÇK-së në Kosovë e në Maqedoni, janë ndjerë të indinjaur nga zhvillimet në Maqedoni, përkatësisht nga mospërmbushja e Marrëveshjes së Ohrit dhe nga diskriminimi i shqiptarëve në Maqedoni në të gjitha sferat e jetës. Muhameti dhe bashkëluftëtarët e ndjeheshin të zhgënjyer më kastën politike shqiptarë në Maqedoni. Disa herë kishin shprehur revoltën e tyre në takime me politikajt shqiptarë të Maqedonisë por asnjëherë nuk ishin përmbushur kërkesat e tyre.

Liria u kërkonte edhe një sfidë. Kumanova ishte caku dhe qëllimi i tyre.

Muhamet Krasniqi ishte në kontakt të përhershëm me Mirsad Ndrecaj, Beg Rizaj si dhe me mikun e tij (vëllain e bashkëshortes) Arben Rexhajn.

Një ditë, në javën e parë të majit të vitit 2015, Muhamet Krasniqi ishte larguar “për pak ditë nga Kosova”. Një miku dhe bashkëpunëtori të tij i kishte dhënë telefonin dhe dokumentet e identifikimit që t’ia sillte në shtëpi. Bashkë me mikun e tij Arben Rexhajn dhe 28 luftëtarët e tjerë ia kishte mësyrë Kumanovës…

Atje Arben Rexhaj dhe 9 bashkëluftëtarët e tjerë gjetën vdekjen si dhe u arrestuan Muhamet Krasniqi dhe 18 bashkëluftëtarë të tjerë.

Muhamet Krasniqi sot gjendet në burgun e Prilepit. Atje po pret të fillojë gjykimi dhe ta thotë të vërtetën e konfliktit në Kumanovë. Por ai prej atje ka shkruar një letër për opinion shqiptar kudo që është dhe ku do që jeton.

Në këtë letër, orgjinalin e të cilit e ka siguruar “Botapress”, Muhamet Krasniqi shkruan për motivet që e shtynë të marrë përsëri armët në dorë, luftimet me Njësinë specilae maqedonase, tradhëtia që ua bë këtyre luftëtarëve, drejtësia e munguar dhe mungesa e përkrahjes institucionale jo vetëm nga lidershipi shqiptar në Maqedoni por edhe ai në Kosovë.

Muhamet Krasniqi dhe 18 bashkëluftëtarët e tjerë ndjehen të harruar, të injoruar, të zhgënjyer.

Në burgjet e Shutkës,Prilepit dhe Manastirit po mbahen këta shqiptarë të arrestuar:

Enver Klain, qytetar i Kosovës njëkohësisht shtetas i Gjermanisë.

Landrit Rustemi, i lindur më 24 janar 1991, me vendbanim në Gjakovë, Republika e Kosovës.

Refki Dogani

Hjarush Avdia, i lindur më 20 janar 1974, me vendbanim në Gjakovë, Republika e Kosovës.

Betim Kabashi, i lindur më 4 janar viti 1992, me vendbanim në Prizren, Republika e Kosovës.

Shefqet Hallaqi, i lindur më 31 korrik viti 1981, me vendbanim ne adresën “Edin Duraku”, numër 134, Prizren Republika e Kosovës.

Bek Bajra, i lindur më 16 shtator viti 1979, me vendbanim në Gjilan, Republika e Kosovës.

Fatmir Reçica, i lindur më 01 maj 1986, me vendbanim në Lipjan, Republika e Kosovës.

Fadil Elshani, i lindur më 6 nëntor viti 1975, me vendbanim në adresën “Zhavid Sula”, Suharekë, Republika e Kosovës
Ardian Bujari i lindur me 16 dhjetorë 1975, Duhël pn, në Suharekë.

Esat Kafexholli, i lindur më 25 mars të vitit 1985, me adesë në Belanica, Malishevë, Republika e Kosovës.

Lirim Krasniqi, i lindur më 10 shtator të vitit 1989, me vendbanim në Ferizaj, Republika e Kosovës.

Valdet Zekaj, i lindur më 9 korrik të vitit 1978, më vendbanim në adresën “Maria Shllaku” nr.49, Pejë, Republika e Kosovës.

Mirsad Qerimi, I lindur më 25 nëntor rë vitit 1986, me vendbanim në adresën “Muharem Fejza”, nr.15, Prishtinë, Republika e Kosovës.

Demë Shehu, i lindur më 20 prill të vitit 1980, me adresë në Deçan, Junik, Republika e Kosovës.

Sami Ukshini, i lindur më 15 tetor të vitit 1967, me vendbanim në adresën Nënë Tereza pn, Republika e Kosovës.

Genci Sefa, i cili është nga Lushnja por ka shtetësi të Koosvës i lindur më 18 prill të vitit 1973, me vendbanim në Ferizaj, Republika e Kosovës.

Andi Krasniqi ose Muhamet Krasniqi, i lindur më 10 prill të vitit 1970, me vendbanim në adresën “Sali Nevica”, numër 14, Prishtinë, Republika e Kosovës.

Bajram Elshani, i lindur më 15 korrik të vitit 1987, me vendbanim në Suharekë, Republika e Kosovës.

Shekulli Agency

Shekulli Agency