Fillimi PolitikëZbardhen detajet e takimit: Trump i kërkoi Merkelit 350 miliardë dollarë

Zbardhen detajet e takimit: Trump i kërkoi Merkelit 350 miliardë dollarë

nga Shekulli Agency

Takimi i Donald Trumpit dhe Angela Merkelit në Shtëpinë e Bardhë me sa duket  nuk ka qenë aspak i këndshëm, të paktën sipas informatave të fundit që kanë rrjedhur në publik. Presidenti i SHBA-ve do të përpiqet të nxjerrë nga Gjermania rreth 350 miliardë dollarë. Gazeta britanike  “Sunday Times”, tha se Trump beson se këtë shifër Gjermania ia ka borxh NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, por thuhet se  kancelarja gjermane do të injorojë  plotësisht një përpjekje të tillë të  Trumpit, transmeton KosovaPost.

Presidenti amerikan dyshohet ka shtypur një lloj të “faturës”, e cila i  është paraqitur  kancelares Angela Merkel, në takim me Trumpin  në Shtëpinë e Bardhë. Shuma e faturës e cila është përcaktuar nga bashkëpunëtorët e Trumpit ku pretendohet se Gjermania i ka borxh aleancës ushtarake, e cila duhet të mbulojë kontributet e papaguara për mbrojtjen.

Sipas “The Independent”, fatura i është paraqitur kacelares Merkel gjatë bisedave private me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, pas së cilës lëvizjet e tilla të Trumpit janë kritikuar nga  liderët dhe zyrtarët e Gjermanisë e NATO-s.

Sipas llogaritjeve shuma e këtij borxhi llogaritet të jetë 350 miliardë euro, me 288 miliardë që i takojnë borxhit, ndërsa pjesa tjetër është kamata. Ministri i paidentifikuar i qeverisë gjermane për “The Sunday Times” e quajti këtë veprim të Trumpit skandaloz.

/KosovaPost/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies