Fillimi PolitikëZaevi sot do të kërkon mandatin nga presidenti Ivanov

Zaevi sot do të kërkon mandatin nga presidenti Ivanov

nga Shekulli Agency

Sot pritet që kreu i LSDM-së, Zoran Zaev të kërkojë nga presidenti Gjorgji Ivanov mandatin për formimin e koalicionit të ri qeveritar, pasi ka përmbushur tanimë kushtin e vendosur nga Ivanov për të krijuar shumicë parlamentare. LSDM ka siguruar mbështetjen e 67 deputetëve për mandatarin Zoran Zaev.

Përndryshe, pas dështimit të negociatave ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, presidenti Gjorgji Ivanov ftoi në një takim liderët e të gjitha partive parlamentare dhe i njoftoi ata se mandatin për formimin e Qeverisë do t’ia ndajë partisë ose koalicionit që do të sigurojë shumicë në Kuvend.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies