Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım tha se SHBA-të duhet të heqin dorë sa më shpejtë së mbështeturi PYD-në dhe YPG-në.
“Nëse aleanca jonë me SHBA-në do të vazhdojë duhet që të heqin dorë sa më shpejtë të jetë e mundur së mbrojturi PYD-në, YPG-në të cilët në Siri janë degë të PKK-së. Bashkëpunimi me armiqtë tanë është e pahijshme për aleancën tonë. Aleancë do të thotë të jesh bashkë në ditë të mira dhe në ditë të vështira”, tha kryeministri dhe njëherësh Zv/kryetari i Partisë AK, Yıldırım në takimin e radhës të grupit parlamentar të partisë.
Ai më tej ka theksuar se Turqia është shtet ligjor, duke përmendur këtu hetimet ndaj organizatës terroriste FETO.
“Ne në kuadër të hetimit të FETO-s, kemi filluar procedura ligjore për disa persona që punonjnë në misionet amerikane. Çfarë ka këtu? Turqia është një shtet ligjor. Të jesh i punësuar në misionin amerikan mos vallë sjell ndonjë privilegj për atë që ka kryer ndonjë krim apo është i akuzuar për krim. Pra, ne duhet të marrim leje nga zotërinjtë?. A mos na pyetët dhe morët leje kur arrestuat në vendin tuaj Zv.drejtorin e përgjithshëm të ministrit tonë zyrtar?. Përse ende ushqeni në vendin tuaj FETO-n e cila kreu tentativë për grusht shteti më 15 korrik?. A i përshtatet kjo aleatëve? A i përshtatet kjo miqësisë?”, tha kryeministri Yıldırım.