Fillimi PolitikëYıldırım: I papranueshëm kufizimi i qasjes në Al-Aksa për muslimanët

Yıldırım: I papranueshëm kufizimi i qasjes në Al-Aksa për muslimanët

nga Shekulli Agency

Kryeministri i Republikës së Turqisë Binali Yıldırım tha se është absolutisht i papranueshëm çfarëdo kufizimi kur është në pyetje qasja e muslimanëve në kompleksin Al-Aksa në Jerusalem.

Yildirim përmes urdhërit zyrtar të qeverisë turke në rrjetin social Twitter porositi se Turqia pret nga autoritetet e Izraelit të respektojnë ndjeshmërinë e çështjes së kompleksit Al-Aksa për botën muslimane dhe sa më parë të heq dorë nga hapat e gabuar.

Kryeministri turk po ashtu tha se janë të gabuara edhe sulmet e objekteve fetare hebreje, duke porositur se bashkëjetesa shumëshekullore me hebrenjtë është një nga segmentet më të rëndësishme të pasurisë shoqërore të Turqisë.

“Ne i takojmë civilizimit i cili diversitetin e kupton si pasuri, e nuk bën diskriminim në bazë të besimit, gjuhës ose racës. Andaj të gabuara i konsiderojmë sulmet e objekteve fetare hebreje dhe u bëjmë thirrje qytetarëve për racionalitet dhe përmbajtje”, tha Yıldırım.

Duke u përqendruar në luftën kundër terrorizmit në Turqi dhe rajon, Yıldırım përsëriti qëndrimin e Turqisë se terrorizmit është kërcënim për paqen dhe sigurinë globale.

“Terrorizmi nuk njeh fe, gjuhë, as racë. Edhe njëherë fuqishëm dënojmë terrorizmin”, theksoi Yıldırım.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies