Fillimi PolitikëVuçiç: Nuk do të ketë zgjedhje parlamentare në Serbi

Vuçiç: Nuk do të ketë zgjedhje parlamentare në Serbi

nga Shekulli Agency

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka vendosur që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi të mos mbahen së bashku me zgjedhjet presidenciale, siç spekulohej më parë në media.

Vuçiç për Radio Televizionin e Serbisë, deklaroi se nuk ka arsye për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Serbia është e qëndrueshme, ekonomia e qëndrueshme. Nevojitet një rritje, seriozitet, përgjegjësi. Ajo ka shumicën e qëndrueshme për të funksionuar”, ka thënë Vuçiç.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen këtë pranverë, pasi që Presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliç i skadon mandati pesë-vjeçar.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies