Fillimi PolitikëVuçiç: Marrëveshja me Kosovën me një pako gjithëpërfshirëse

Vuçiç: Marrëveshja me Kosovën me një pako gjithëpërfshirëse

nga Shekulli Agency

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot se Serbia nuk do të pajtohet me një marrëveshje me Kosovën, përveç se nëse kjo nuk përfshin një pako gjithëpërfshirëse.

“Nuk jam optimist sa i përket marrëveshjes. Nëse mendoni se marrëveshja është e mundur pa një pako gjithëpërfshirëse, pa ndihmë ekonomike shtesë për Serbinë, një rritje më të shpejtë dramatike në çdo aspekt për Serbinë, as nuk më shkon ndërmend, t’ju them me sinqeritet”, tha Vuçiç në konferencën për media.

Ai kohët e fundit në një intervistë për mediat e huaja deklaroi se Serbia, në rast se arrihet marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës do të kërkojë garanci të forta për hyrje në Bashkimin Evropian.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies