Fillimi PolitikëVendet islame do të mblidhen për Palestinën me iniciativë të Turqisë

Vendet islame do të mblidhen për Palestinën me iniciativë të Turqisë

nga Shekulli Agency

Vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI) me iniciatë të Turqisë u dakorduan të zhvillojnë një mbledhje të jashtëzakonshme nën strukturën e organizatës për të diskutuar planin e Izraelit për “aneksimin e Bregut Perëndimor”.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se vendimi për mbledhjen e jashtëzakonshme të ministrave të Komitetit Ekzekutiv të OBI-t për të diskutuar planin e Izraelit për “aneksimin e Bregut Perëndimor” është marrë me iniciativë të Turqisë dhe me diplomacinë e bisedave telefonike të kryera nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Qeveria e Palestinës, kërkesën e saj zyrtare lidhur me çështjen e mbledhjes do t‘ia përcjellë OBI-t pas festës së Bajramit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies