Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım tha se sot duke filluar nga ora 18:00 janë pezulluar të gjitha fluturimet nga Turqia në Sulejmanije dhe Erbil.
“Në përputhje me vendimin e Administratës së Aviacionit Civil të Qeverisë Qendrore të Irakut edhe ne nuk do të kemi fluturime në Sulejmanije dhe Erbil”, tha ai.
Pas kësaj Yıldırım kaloi në ndërtesën e Komunës Bajramiç, ku në një deklaratë për gazetarët rikujtoi se referendumi në Administratën Rajonale Kurde në Veri të Irakut (ARK) u mbajt edhe përkundër kundërshtimit të gjithë botës dhe të Turqisë.
Më pas duke treguar se janë marrë disa masa, Yıldırım tha se “Turkish Airlines (THY) dhe kompanitë tona private pezulluan fluturimet. Nëse kemi qytetarë të cilët kanë mbetur atje atëherë mund të dërgojmë avion special për t’i marrë ata. Në këtë mënyrë presim që të kuptojnë edhe një herë se në këto çështje Turqia nuk bën shaka. Masat tona nuk janë të kufizuara me këtë. Do t’i ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm”.
Kryeministri Yıldırım sot mori pjesë në hapjen e shtëpisë ku kishte lindur dhe ishte rritur poeti kombëtar, Mehmet AKif Ersoy, shtëpi në qarkun Bajramiç, e cila më pas u shndërrua në muze.