Fillimi PolitikëTurqia, Iraku dhe Irani paralajmërojnë Qeverinë Rajonale Kurde

Turqia, Iraku dhe Irani paralajmërojnë Qeverinë Rajonale Kurde

nga Shekulli Agency

Pas takimit trilateral ministrat e Jashtëm të Turqisë, Irakut dhe Iranit dolën me një deklaratë të përbashkët me të cilën paralajmërohet Qeveria Rajonale Kurde e Irakut që të distancohet nga referendumi që ka planifikuar. Tre ministrat kanë rikonfirmuar vendosmërinë në çështjet e unitetit politik dhe integritetit territorial të Irakut, raporton (AA).

I ndodhur në New York të SHBA-ve për të marrë pjes në bisedimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka zhvilluar një takim me ministrat e Jashtëm të Irakut dhe Iranit.

Në deklaratën e përbashkët pas takimit, tre ministrat kanë theksuar se kanë biseduar mbi referendumin e Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut.

Më tej në deklaratën thuhet se duhet një fokusim në rëndësinë e çlirimit të terrritoreve që ndodhen nën kontrollin e DEASH-it, ndërsa tërhiqet vëmendja se për të arritur stabilitet dhe siguri të përhershme në Irak është e rëndësishme vendosja e stabilitetit pas çlirimit të tyre nga DEASH-i.

Më tej në deklaratë thuhet se “Tre ministrat kanë shprehur shqetësimet në lidhje me referendumin që Qeveria Rajonale Kurde e Irakut ka planifikuar të mbajë më 25 shtator 2017 dhe e cila vendos në rrezik fitoret e arritura me vështirësi të Irakut kundër DEASH-it. Gjithashtu tre ministrat pasi kanë vënë theksin se referendumi i planifikuar është në kundërshtim me kushtetutën, ata kanë bërë të ditur shqetësimet për hapjen e rreziqeve të mosmarrëveshjeve të reja që do jetë vështirë të zgjidhen në rajon”.

“Ministrat e Jashtëm të Turqisë, Irakut dhe Iranit theksuan në mënyrë të qartë se janë kundër referendumit. Ministrat kanë vendosur të paralajmërojnë udhëheqësit e Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut që të distancohen nga referendumi. Ministrat të cilët kanë nënvizuar se referendumi nuk do të ofrojë ndonjë përfitim për kurdët dhe Qeverinë Rajonale Kurde e Irakut, ata janë dakordësuar që në këtë kontekst të kenë parasysh marrjen e kundërmasave në bashkëveprim”, qëndron në deklaratë.

“Ministrat kanë ripërsëritur për rëndësinë e mbështetjes së Turqisë dhe të Iranit në çështjen e arrtijes së zgjidhjes dhe marrjes nën kontroll të kësaj çështjeje, nevojën e përpjekjeve të përbashkët ndërkombëtare për të bindur Qeverinë Rajonale Kurde e Irakut që të heqë dorë nga referendumi ndërsa kanë ripërsëritur thirrjen që komuniteti ndërkombëtar të vazhdojë të ndërhyjë në këtë çështje”, thuhet më tej në deklaratë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies