Fillimi PolitikëTurqi, lideri opozitar mbështetje për Erdoganin në zgjedhjet e vitit 2019

Turqi, lideri opozitar mbështetje për Erdoganin në zgjedhjet e vitit 2019

nga Shekulli Agency

Lideri i partisë opozitare turke, Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, paralajmëroi mbështetje për presidentin aktual të Turqisë dhe kryetarin e Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Recep Tayyip Erdoğan, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të planifikuara për në vitin 2019.

“MHP nuk do të kandidojë askënd për zgjedhjet presidenciale. Kryetari i MHP-së nuk do të jetë kandidat për president”, tha Bahçeli gjatë një prononcimi për mediat në Ankara.

Ai tha se partia e tij “nuk ka bërë kurrfarë aleance parazgjedhore as paszgjedhore me cilindo tjetër parti”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies