Fillimi PolitikëTurqi, fushata për referendumin e karakterizuar nga zhvillime pozitive

Turqi, fushata për referendumin e karakterizuar nga zhvillime pozitive

nga Shekulli Agency

Qytetarët e Turqisë nesër u drejtohen kutive të votimit për të votuar për ndryshimet kushtetuese për sistemin e drejtimit të vendit. Gjatë fushatës elektorale e cila ka vazhduar prej një muaji, partitë politike dhe shoqëria civile, kanë përcjellë mendimet e tyre tek qytetarët në mënyrë demokratike, raporton (AA).

Paketa e ndryshimeve kushtetuese prej 18 nenesh e cila fillimisht kaloi në Parlamentin e Madh të Turqisë, u dërgua në referendum nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Ndërsa më pas nisi dhe fushata elektorale e dy kampeve.

Ndërkohë që AK Parti, MHP dhe BBP kanë zhvilluar takime dhe fushatë në mënyrë që në referendum të dalë përfundimi “po”, parti si, CHP, HDP, Saadet dhe disa ish-pjesëtarë të partisë MHP, kanë vijuar fushatën për “jo”.

Ndërsa Presidenti i vendit Erdoğan, Kryeministri Binali Yıldırım dhe lideri i MHP-së, Devlet Bahçeli janë takuar me elektoratin përmes tubimeve dhe takimeve në sheshe, kreu i CHP-së ka preferuar të zhvillojë takime në ambiente të mbyllura me qytetarët.

Gjatë fushatës elektorale, Kryeministri i vendit, Yıldırım ka zhvilluar takime në 51 qytete. Ai e nisi fushatën e tij në Kahramankazan dhe atë të fundit e zhvilloi në Stamboll. Ndërsa kreu i CHP-së, Kılıçdaroğlu ka zhvilluar takime në më shumë se 40 qytete. Nga ana tjetër lideri i MHP-së, Bahçeli, ka vizituar më shumë se 10 qytete.

U zhvilluan vizita të ndërsjella në çadrat e kundërshtarëve politikë

Gjatë kësaj fushate kanë ndodhur edhe zhvillime interesante. Presidenti Erdoğan, pas një vizite të shkurtër në çadrën e “po” në Sarıyer të Stambollit, zhvilloi një vizitë edhe në çadrën e aktivistëve të “jo”. Ndërsa Kılıçdaroğlu zhvilloi një vizitë në çadrën e “po” gjatë qëndrimit të tij në Gaziantep.

Pankartat dhe flamujt e dy kampeve të vendosura në rrugët e qyteteve krijuan pamje shumë ngjyrëshe.

Në shumë qytete çadrat e “po” dhe “jo” u ngritën në të njëjtin shesh dhe madje afër njëra-tjetrës. Ata zhvilluan aktivitetin e tyre në mënyrë demokratike duke i shpjeguar qytetarëve atë që ata duan.

Nga ana tjetër qytetarë të cilët ndajnë mendime të kundërta për këtë referendum, shpesh herë janë parë të shëtisin bashkë, madje fotot e tyre kanë qenë tema kryesore e rrjeteve sociale.

Në këtë fushatë nuk është përjetuar asnjë zhvillim i cili do të linte nën hije politikën, ndërsa kjo do të hyjë në histori si një nga fushatat më të qeta.

Mendime të shumëllojshme u pasqyruan në gazeta dhe televizione

Media të shumta kanë servirur pikëpamjet e tyre në këtë fushatë, ndërsa organizatat e shoqërisë civile përmes gazetave dhe mediave të tjera vizive, kanë zhvilluar fushatën për ti mbushur mendjen elektoratit për “po” ose “jo”.

Ndërkohë që disa gazeta mbështetën “po”, disa të tjera kanë dalë në mbështetje të “jo”. Të njëjtën gjë ka bërë edhe shoqëria civile, e cila përmes njoftimeve, shkrimeve dhe reklamave të ndryshme bëri thirrje për “po” ose “jo”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies