Fillimi PolitikëTubimi i Lëvizjes BESA në Poroj

Tubimi i Lëvizjes BESA në Poroj

nga Shekulli Agency

Dje në Poroj, kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar komune, z. Bilall Kasami, së bashku me këshilltarët komunal, kanë realizuar tubimin me banorët e Porojit.

Kandidati për kryetar komune, z. Bilall Kasai ndër të tjera në takimin me qytetarët tha: “Vërtetë që është një krenari e veçantë të niset karavani i Lëvizjes BESA nga këtu nga Poroji legjendar. Ashtu siç u përmend me herët projektet e mëdha për shqiptarinë kanë nisur në Poroj. Një projekt i tillë është edhe Lëvizja BESA, një lëvizje e dalë nga rinia intelektuale e shqiptarëve të Maqedonisë e cila me vepra dhe punë do të tregojë që shqiptarët janë të aftë të bëjnë shtet dhe se shqiptarët janë të aftë që në këtë shtet të jenë të barabartë, dhe këtë nuk e presim të na dhuron as LSDM dhe as VMRO, por do ta fitojmë vet me mbështetjen dhe përkrahjen tuaj”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies