Fillimi PolitikëTrump: Vendimi për tërheqje nga Siria nuk ishte befasi

Trump: Vendimi për tërheqje nga Siria nuk ishte befasi

nga Shekulli Agency

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, tha se vendimi për tërheqjen e vendit të tij nga Siria nuk ishte befasi.

Këto komente Trump i bëri në një postim në rrjetin social Twitter, ku tha se prej vitesh përpiqet për tërheqje nga Siria.

Ai tha se para gjashtë muajsh kishte kërkuar haptazi tërheqjen nga Siria, por ishte pajtuar që të qëndrohet edhe për një kohë.

“Rusia, Irani, Siria dhe të tjerët janë armiq lokal të DEASH-it. Punën atje e bënim ne. Ka ardhur për kthim në shtëpi dhe rindërtim”, shkroi Trump.

“A dëshiron SHBA të jetë policia e Lindjes së Mesme, duke mos marrë asgjë, por duke dhënë jetëra të çmuara dhe triliona dollarë për të mbrojtur të tjerët të cilët, në pothuajse të gjitha rastet, nuk e vlerësojnë atë që po bëjmë?”, ka shkruar po ashtu presidenti amerikan.

“A duam të jemi atje përgjithmonë? Është koha që më në fund të luftojnë të tjerët “, shtoi ai.

Donald Trump dje përmes rrjetit social Twitter tha se organizata terroriste DEASH është mposhtur në Siri dhe se ka ardhur koha që ushtarët amerikanë të kthehen në vendin e tyre.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies