Fillimi PolitikëTrump paralajmëron Korenë e Veriut: Mos na vini në provë

Trump paralajmëron Korenë e Veriut: Mos na vini në provë

nga Shekulli Agency

Presidenti amerikan Donald Trump sot paralajmëroi Korenë e Veriut që të mos nënvlerësojnë dhe të vë në provë SHBA-të.

Në adresimin e tij, disa orë pasi anuloi vizitën në zonën e demilitarizuar për shkak të motit të keq, Trump deklaroi se ka një mesazh për liderin koreanoverior Kim Jong-un.

“Armën që e furnizoni nuk ju bën më të sigurtë, por regjimin tuaj e sjell në rrezik serioz”, deklaroi Trump në adresimin e tij para deputetëve të Koresë ssë Jugut, duke u bërë thirrje të gjitha kombeve që të bashkohen në izolimin e regjimit brutal të Koresë së Veriut.

“Bota nuk mund ta tolerojë kërcënimin e regjimit i cili kërcënohet me shkatërrim bërthamor”, shtoi presidenti amerikan.

Trump shpresonte se mesazhin e tij do ta adresonte me vizitën e mëngjesit në zonën e demilitarizuar, por planet e presidentit amerikan i prishi mjegulla e dendur, e cila parandaloi aterimin e helikopterit në kufirin që gjatë 64 viteve të fundit ndan Gadishullin Korean.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Huckabee Sanders deklaroi se Trump është i dëshpëruar që nuk vizitoi kufirin.

“Mendoj se është i dëshpëruar. Ishte një gjë që dëshironte ta bënte”, deklaroi Sanders.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies