Fillimi PolitikëTrump i quan negociatorët iranianë “të çuditshëm”, u bën thirrje të tregohen seriozë

Trump i quan negociatorët iranianë “të çuditshëm”, u bën thirrje të tregohen seriozë

nga Shekulli Agency

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka quajtur negociatorët iranianë “të pazakontë dhe të çuditshëm”, duke u bërë thirrje të tregohen “seriozë” për propozimin amerikan për paqe, transmeton Anadolu.

“Negociatorët iranianë janë shumë të pazakonshëm në sjellje dhe të çuditshëm. Ata po na luten të arrijmë marrëveshje, gjë që duhet ta bëjnë pasi janë shkatërruar ushtarakisht, pa asnjë mundësi rikthimi, por megjithatë publikisht thonë se vetëm po shqyrtojnë propozimin tonë”, shkroi Trump në “Truth Social”.

Ai u bëri thirrje të tregohen “seriozë” sa më parë, para se të jetë tepër vonë si dhe paralajmëroi se nuk do të ketë “asnjë kthim pas dhe nuk do të jetë mirë”.

Thuhet se SHBA-ja i ka dërguar Iranit një plan me 15 pika, që përfshin hapa lidhur me programet bërthamore dhe balistike të Teheranit si dhe sigurinë detare në Ngushticën e Hormuzit.

Irani e ka refuzuar propozimin, duke theksuar se çdo armëpushim do të ndodhë sipas kushteve dhe afateve të tij dhe ka paraqitur pesë kushte për përfundimin e luftës, përfshirë ndalimin e plotë të agresionit dhe atentateve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies